×
  • Show Time
  • Show Time

    Vali Corleone do t’ia marrë meritat Haradinajt: Unë e vendosa taksën ndaj Serbisë

    Reporteri
    23 Qershor 2019 | 20:50

    Vali Corleone njihet për deklarata të çuditshme dhe kontradiktore, ku ndër të tjera ka thënë se e ka në kontroll botën, shkruan Reporteri.net


    Vali Corleone gjithashtu ka deklaruar se vendosja e taksës ndaj mallrave nga Serbia ka qenë propozim i tij.

    “Taksën me Serbinë e vendosa unë, ishte propozim i imi dhe normal që Qeveria e Kosoves e votoi”, ka pohuar ai.

    Ai tutje ka thënë se deri sa përgjohet nga mikrofona dhe mikrokamera iden e tij ia ka treguar dikush Qeverisë së Kosovës.

    ”E kam thënë diku këtu edhe nesër vetëm kur më treguan ndodhi, se kush e çoi lajmin nuk e di”, ka thënë Vali në emisionin n’Kosovë Show.

    Ndërkaq ai ka komentuar edhe politikën vendore ku ka thënë se politika tash e 20 vite ka qenë e gabuar.

    Vali po ashtu ka thënë se ka raporte të mira me presidentin amerikan, Donald Trump, dhe me shumë emra të njohur të botës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!