×
  • Show Time
  • Show Time

    Victoria Beckham zbulon sekretin e martesës së saj 20 vjeçare me David Beckham

    Reporteri
    21 Tetor 2019 | 15:34

    Victoria dhe David Beckham janë të martuar që 20 vite dhe kjo është mbresëlënëse veçanërisht për çiftet e famshme. Por, si duket ekziston një sekret për jetëgjatësinë e martesë së tyre.


    “Ju e dini, unë mendoj se fëmijët janë përparësia jonë dhe gjithçka që bëjmë sillet rreth fëmijëve. Ne të dy punojmë vërtet shumë, ne e mbështesin njëri-tjetrin dhe ju e dini që pasur fat që kemi gjetur njëri-tjetrin dhe që jemi rritur së bashku” u shpreh Victoria Beckham në një intervistë për ‘Today’, transmeton në shqip Reporteri.net.

    Victoria gjithashtu tha që dashuria e tyre ishte “dashuri në shikim të parë”.

    Ajo ishte Posh Spice në Spice Girls në atë kohë, ndërsa ai ishte një futbollist i famshëm në Angli dhe ata shpejt u bënë të njohur si Posh dhe Becks.

    David tha se kur ai pa një video të Spice Girls në 1996 para se të takohej me Victorian i tha mikut të tij: “Ajo atje është vajza që unë do të martohem”.

    Megjithatë gjërat nuk kanë qenë gjithmonë qetë në martesën e tyre. Çifti me katër fëmijë është përballur me një mori thashethemeve ndër vite, të cilat i kanë mohuar me forcë në publik, shkruan Reporteri.net.

    Victoria thotë se ajo punon shumë për të menaxhuar oraret e familjes së saj që të kalojnë sa më shumë kohë së bashku.

    Sipas saj, komunikimi është shumë i rëndësishëm për familjen e tyre. Ata marrin mbështetje të fortë edhe nga gjyshërit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!