×
  • Show Time
  • Show Time

    Xeni anulon të gjitha aktivitetet muzikore për vitin 2022

    Reporteri
    19 Janar 2022 | 15:25

    Shkelzen Jetishi – Xeni përmes një njoftimi ka bërë të ditur se vitin 2022 do të pauzojë dhe si rrjedhojë ka anuluar të gjitha aktivitetet që ka pasur.

    Në një postim të bërë në llogarinë e tij në Facebook, Xeni ka falenderuar ata dashamirës të muzikës së tij ndër vite, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Tutje ai ka treguar se pas intervenimit kirurgjik që ka pasur, dhe pas konsultave me mjekun e tij, ai ka marrë vendim që të anulojë të gjitha aktivitetet e tij muzikore.

    “Gjatë kësaj periudhe, do të përpiqem t’i përkushtohem familjes, shokëve dhe miqve të cilëve ju kam munguar për shumë vite”, shkruan ndër të tjera Xeni.

    Postimi i plotë pa ndërhyrje:

    Të dashur miq, dashamirë dhe adhurues të këngës sime, pas shumë vite së bashku në shumë koncerte,albume,ahengje familjare dhe aktivitete të ndryshme muzikore,duke i qëndruar besnik këngës popullore, edhe ne kohë të vështira ku aktivitetin muzikor e kishim të ndaluar, dua të ju falëderoj për përkrahjen e pa ndalshme në kohë dhimbje dhe gëzimi.

    Pa mbështetjen tuaj të vazhdueshme, nuk do të isha Xeni që jam sot. Të gjitha të arriturat i konsideroj si vlerë të përbashkët.

    Pas shumë viteve angazhim të pa ndalshëm, dhe pas intervenimit kirurgjik qe kom pase, ne konsultim me mjekun,kam vedosur që këtë vit të pushoj dhe te anuloj te gjitha aktivitetet e mija muzikore.

    Gjatë kësaj periudhe, do të përpiqem ti përkushtohem familjes, shokëve dhe miqve të cilëve ju kam munguar për shumë vite.

    Shpresoj që do më mirëkuptoni dhe uroj që vitin e ardhshëm të jemi shendosh e mirë.Do i madhi zot,e me kënaqësi do ngjitem prap ne skene, duke këndu këngën e mirfilltë shqipe deri në frymën e fundit.

    I juaji,
    Shkelzen Jetishi – Xeni

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!