×
  • Show Time
  • Show Time

    Ylli i rokut, Brian Adams performon në Shkup, elektrizon publikun

    Reporteri
    13 Nëntor 2019 | 21:16

    Në kryeqytetin maqedon, në Shkup po performon sonte njëri nga artistët më të mëdhenj në botë, njeriu me hite të panumërta, Brian Adams.


    Sonte shkupjanët për herë të parë po dëgjonë “live” hitet e Bryan Admas: “Summer of 69”, “Heaven”, “Please Forgive Me”, “Everything I do”, “Have You Ever Really Loved a Woman”, dhe shume hite tjera.

    Sonte në  Shkup ndodhen edhe shumë kosovarë të cilët kanë shkuar për ta parë nga afër performancën e yllit  botëror të rokut.

    Ata kanë dërguar edhe pamje në adresë të Reporterit, ku shihet edhe atmosfera e zjarrtë që po mbretëron në koncertin e Adams.

    Bryan Adams vjen në Shkup në kuadër të turneut të madh botëror “Shine a Light”.

    Koncerti i Bryan Adams do të jetë kulmi i organizimeve të sivjetme me të cilin Avalon do ta përmbyll edhe një vit plot suksese. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!