×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Basha për shqiptarët e bllokuar në kufi: Dramatike, të ndërhyjë qeveria

    Reporteri
    02 Prill 2020 | 22:50

    Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri Lulzim Basha ka reaguar për çështjen e qytetarëve shqiptarë të bllokuar në kufirin me Greqinë dhe Malin e Zi për shkak të mbylljes së pikave kufitare për të parandaluar përhapjen e pandemisë së koronavirusit.


    Basha ka kërkuar nga qeveria të ndërhyjë sa më shpejt dhe të bëjë të mundur kthimin në atdhe të qytetarëve të bllokuar prej 48 orësh.

    “Situata e qytetarëve shqiptarë në pikat e kalimit të kufirit është dramatike dhe kërkon ndërhyrje urgjente. Qeveria të lejojë kthimin menjëherë në shtëpi të qytetarëve që prej 48 orësh mbahen peng në rrugë në pikat e kalimit të kufirit midis Shqipërisë dhe Greqisë e Malit të Zi. Braktisja e qytetarëve është papërgjegjshmëri çnjerërore. Asnjë shtet në botë nuk pengon qytetarët e vet të futen në atdheun e tyre dhe të shkojnë në shtëpinë e tyre”, ka shkruar ai./A2 CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!