×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Drejt shërimit pacienti i parë me koronavirus në Shqipëri

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 22:07

    Një lajm i mirë dhe shprese vjen për të infektuarit me koronavirus dhe qytetartë që prej 5 ditësh janë në karantinë në të gjithë vendin.


    Kryeministri Edi Rama ka publikuar se babai i pacientit zero në Shqipëri, i prekur nga koronavirusi dhe shtruar tek infektivi në Tiranë është drejt shërimit.

    Ai ka reaguar mirë ndaj kurës dhe ka bërë testin e parë që i ka dalë negativ ndaj koronavirusit. Aktualisht mjekët janë në pritje të testit të dytë që del pas 48 orësh që rezultati final i shërimit të tij të konfirmohet plotësisht.

    Pacienti që është drejt shërimit është babai i 28-vjeçarit i ardhur nga Firence që është cilësuar edhe si pacioenti zero në Shqipëri.

    Ai u infektua nga i biri dhe që prej diagnostifikimit së bashku me djalin e tij po trajtoheshin në spitalin Infektiv.

    Presidenti Ilir Meta është shprehur i emocionuar për rastin e parë që është drejt shërimit në vendin tonë nga koronavirusi. Meta uron që një gjë e tillë të ndodhë me të gjithë të prekurit e tjerë sa më shpejtë. Duke shpërndarë postimin e ministres Manastirliu, Meta shprehu mirënjohje edhe për punë e palodhur dhe të vështirë të mjekëve dhe infermierëve dhe personelit mbështetës që janë në vijën e parë të fronit me koronavirusin.

    ‘I emocionuar nga ky lajm i jashtëzakonshëm! Duke i uruar pacientit 0 shërim të plotë, shpresoj të marr së shpejti të njëjtin lajm për të gjithë të prekurit nga kjo pandemi, të cilëve ju shpreh mbështetjen dhe solidaritetin tim në këto momente të vështira!

    Mirënjohje të thellë dhe falenderim për mjekët, infermierët, sanitarët dhe personelin mbështetës që janë në vijën e parë të frontit!

    Krenar për përkushtimin dhe profesionalizmin tuaj!

    Shembuj të shkëlqyer frymëzimi!

    Forca të gjithëve!

    SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI!” shkruan Meta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!