×
  • Lajme
  • Shqipëria

    LAJMI I FUNDIT: Goditet përsëri Shqipëria nga tërmeti

    Reporteri
    15 Korrik 2020 | 9:32

    Qytetarët e Korçës janë zgjuar me lëkundje tërmeti këtë mëngjes të mërkure.


    Sipas Qendrës Evropiane të Tërmeteve lëkundja ka qenë e magnitudës 3,5 të shkallës Riter, në orën 08:30.

    Epiqendra e lëkundjes së tërmetit ka qenë 17 kilometra larg qytetit, por banorët raportojnë se lëkundjet kanë qenë të fuqishme dhe janë ndjerë edhe në qytet.

    Përveç frikës që ka shkaktuar te banorët nuk raportohet për dëme në njerëz apo materiale.

    Kohët e fundit, vendi ynë është lëkundur herë pas here nga tërmete të ndryshme, që sipas sizmologëve lidhen me tërmetin e 26 nëntorit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!