×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pasaporta Covid edhe në Shqipëri: Kush ka marrë 2 doza mund ta shkarkojë në e-albania

    Reporteri
    10 Maj 2021 | 19:27

    Edhe shqiptarët tashmë do të kenë mundësi që të pajisen me pasaporta të gjelbërta pas vaksinimit me dy doza të vaksinave.


    Dokumenti mund të shkarkohet lehtësisht nga portali shtetëror e-albania dhe ka vlerë ligjore për të treguar se personi i pajisur me të, është i imunizuar dhe mund të udhëtojë lirshëm.

    Në portalin e-albania, vendosni kodin NID që ndodhet në kartën e identitetit dhe vendosni fjalëkalimin tuaj. Në rubrikën e caktuar është e mundshme që të shkarkosh dokumentin.

    Mënyra e aplimit:

    Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; Zgjidhni shërbimin “Pasaportë vaksinimi Covid-19”; Klikoni butonin “Përdor”; Klikoni butonin “Shkarko dokumentin”; Pasaportën e vaksinimit Covid-19 me kodin unik mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin “Dokumentet e mia” te hapësira juaj në portalin e-Albania.

    Deri më tani, janë ende shumë vende që kërkojnë edhe testin Covid për të udhëtuar dhe parashikojnë edhe karantinim, por me ardhjen e sezonit turistik pritet që të ketë ndryshime me masat dhe të ketë lehtësime të ndjeshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!