×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tiranë: Shpërthim i fuqishëm në rrugën e Dibrës

    Reporteri
    31 Maj 2020 | 8:23

    Një shpërthimi i fuqishëm ndodhi mbrëmjen e 30 majit 2020 në rrugën e Dibrës në Tiranë, pranë hyrjes së QSUT-së.


    Një sasi lënde plasëse shpërtheu në lokalin “Friends”, në pronësi të shtetasit Klevis Gozhita, i cili ka qenë i mbyllur.

    “Më datë 30.05.2020, rreth orës 22:40, në një rrugicë të ndërmjetme midis një lokali dhe një hoteli në rrugën e “Dibrës”, ka shpërthyer një sasi e dyshuar si lëndë plasese.
    Si pasojë e shpërthimit nuk ka asnjë të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale tek të dy objektet” informoi policia e Tiranes përmes njoftimi të orës 00:05 (31 maj).

    Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

    Mendohet se shpërthimi ka qenë brena lokalit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!