×
  • Sport
  • Sport

    Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

    Reporteri
    27 Prill 2024 | 13:49

    Sensacioni turk, Arda Guler ka bërë një driblim apo lëvizje magjik në fitoren e Real Madridit ndaj Real Sociedadit të premten mbrëma.

    Real Madridi mori një fitore të madhe 1-0 në udhëtim te Real Sociedadit në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në La Liga.

    Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e 29-të dhe u shënua nga Arda Guler pas asistimit të Dani Carvajal.

    Megjithatë, 19-vjeçari turk ishte i papërmbajtshëm në këtë ndeshje, duke dhuruar spektakël edhe në raste tjera.

    Një driblim i Guler tashmë është bërë viral në rrjetet sociale, ku shihet turku duke bërë një lëvizje magjike.

    Mbrojtësi Javi Galan ishte ‘viktima’ e talentit të Real Madridit në këtë rast.

    /Telegrafi/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!