×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi i Ministrit

    Rasti në Zllakuqan, Sveçla: Polici i plagosur tani është liruar për në shtëpi, kriminelët të sillen para drejtësisë

    Reporteri
    09 Maj 2024 | 16:25
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

    Lidhur me rastin në Zllakuqan ku një polic pas konfrontimit me hajnat në shtëpinë e priftit mbeti i plagosur, ka reaguar Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Në një postim të bërë në Facebook, ai ka falënderuar zyrtarët policorë që i janë përgjigjur shpejt rastit menjëherë pas marrjes së informatës.

    Poashtu ai ka bërë të ditur se polici i plagosur pas trajtimit në QKUK është liruar për në shtëpi, derisa ka kërkuar që ky shpejt të zbardhet sa më shpejt dhe kriminelët të sillen para drejtësisë.

    Reagimi i plotë:

    Gjatë reagimit në një tentim vjedhje në Kishën e Zllakuqanit në mëngjesin e sotëm, gjatë shkëmbimit të zjarrit me personat e dyshimtë është plagosur pjesëtari i Policisë së Kosovës Januz Veselaj.

    Përgëzoj zyrtarët policor për përgjigjen e shpejtë në rast pas marrjes së informatës dhe zyrtarin Januz Veselaj për reagimin profesional përkundër rrezikimit të jetës së tij.

    Nga Drejtori i Policisë jam njoftuar se zyrtari Veselaj pas tretmanit të nevojshëm në QKUK është liruar për në shtëpi. I uroj shërim dhe kthim të shpejtë në detyrë.

    Kërkoj nga njësitet përkatëse zbardhjen sa më të shpejtë të këtij rasti dhe sjelljen e kriminelëve para drejtësisë.

    Kushdo që në çfarëdo forme tenton të cënojë jetën apo pronën e qytetarëve tanë dhe shtetit tonë do të ballafaqohet me forcën e ligjit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!