×
  • Lajme
  • Botë / Botë

    Gjysma e zonave ujore në Gazë janë të dëmtuara ose të shkatërruara

    Reporteri
    09 Maj 2024 | 10:52
    Foto: Getty Images

    Qindra objekte me ujë dhe kanalizime në Gazë janë të dëmtuara ose të shkatërruara prej kur Izraeli nisi sulmin ushtaraj kundër Hamasit, ka zbuluar analiza satelitore e BBC-së, përcjell Reporteri.net.

    Gjithahtu, një depo e madhe e furnizimit me ujë është dëmtuar totalisht.

    Mungesa e ujit të pijshëm dhe të pastër, po ashtu rrjedhojat e ujërave të zeta të patrajtuara, përbëjnë një kërcënim serioz për shëndetin.

    Këto shkatërrime vijnë pavarësisht detyrës që Izraeli të mbrojë infrastrukturën kritike sipas rregullave të luftës, kanë thënë avokatët e të drejtave të njeriut.

    Uji i pastër ka qenë gjithmonë një burim i kufizuar në Gazë dhe territori është mbështetur kryesisht nga një sistem pusesh dhe impiantesh.

    BBC raporton gjithashtu se nga ky satelit është zbuluar se katër nga gjashtë impiantet e trajtimit të ujërave të zeza – vendimtare për parandalimin e grumbullimit të ujërave të zeza dhe përhapjes së sëmundjeve, janë dëmtuar apo janë shkatërruar. Dy të tjera janë mbyllur për shkak të mungesës së karburantit ose furnizimeve të tjera.

    Shkatërrimi i këtyre objekteve të ujit dhe kanalizimeve, ka çuar drejt “pasojave katastrofike shëndetësore për popullatën”.

    “Përqindjet e sëmundjeve darreike janë rritur në mënyrë katastrofike”, tha doktoresha Natalie Roberts, drejtoreshë ekzekutive e Medecins Sans Frontieres në Mbretërinë e Bashkuar.

    Në rastet më të këqija, një sëmundje e tillë mund të vrasë fëmijët e vegjël dhe të pambrojturit.

    Shkalla e hepatitit A – që gjendet në ujin e kontaminuar dhe veçanërisht e rrezikshme për gratë shtatzëna – janë gjithashtu të larta.

    “Kjo po vret njerëzit”, tha tutje ajo./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!