×
  • Sport
  • Sport

    E kanë seriozisht për Eriksenin, drejtori sportiv i Interit niset drejtë Londrës

    Reporteri
    15 Janar 2020 | 18:11

    Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio po udhëton sot drejtë Londër, ku do të takohet me udhëheqësit e Tottenhamit për të diskutuar transferimin e mesfushorit danez Christian Eriksen.


    Sipas mediave në Italia, Interi kanë shprehur interesim të madh që t’i sigurojnë shërbimet e mesfushorit danez, shkruan Reporteri.net.

    Raportet thonë se Interi po kërkon të nënshkruajnë mesfushorin 27-vjeçar danez këtë muaj. Kontrata e lojtarit skadon me Supurs këtë qershor, por Interi do të preferonte ta nënshkruante atë tani sesa të presë verën dhe të garojë me klube të mëdha.

    Inter kanë arritur një marrëveshje me Eriksen për një kontratë katër vjeçare me vlerë 7,5 milion euro plus shpërblime në sezon, thekson raporti./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!