×
  • Sport
  • Sport

    Emocionuse: Tifozja 100 vjeçare e Milanit pranon dhuratë speciale nga klubi për ditlindje

    Reporteri
    14 Shtator 2019 | 13:58

    Futbolli është sporti më i ndjekur në botë, jo vetëm nga brezi i ri, por në stadiume të ndryshme shohim spektatkrë të moshave të ndryshme. Skuadra e zemrës nuk njeh kufi, as distancë.


    Kështu është rasti i Ines, e cila është 100 vjeçe dhe prej 82 vitesh një tifoze e Milanit. Një shekull, histori më vete.

    Klubi kuqezi ka bërë një gjest shumë interesant, ku për ditlindjen e saj i ka bërë dhuratë një fanellë të stampuar me emrin e saj.

    Jo vetëm kaq, por kjo bluzë ka qenë e firmosur edhe nga të gjithë lojtarët e Milanit, e kjo gjë duket se e ka emocionuar shumë Inesin.

    “Djemtë e mi të dashur. Luani sa më mirë. Kjo më bën mua krenare. Dua t’i falenderoj. Jam shumë e emocionuar. Milani im i dashur, të dua shumë. Ju nuk e keni idenë se sa shumë e dua. Ky klub më jep mua më shumë se futbolli. Milanin e përkrah që në moshën 18 vjeçare. Lojtarët e mi të preferuar janë 3 italianët, Barezi, Maldini dhe Gattuso. Gattuso ishte një person shumë i mirë. Herën e fundit që isha në stadium kam qenë në moshën 87 vjeçare. Të jesh në stadium në këtë moshë nuk është diçka normale”, ka thënë ndër të tjera 100 vjeçarja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!