×
  • Sport
  • Sport

    Ferizaj, fitues i Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, Kurti i uron vajzat

    Reporteri
    28 Prill 2024 | 20:39

    Ferizaj është fitues i Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, pasi mposhti në finale Istogun me rezultat 28:27.

    Lidhur me këtë ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili i ka uruar vajzat për suksesin.

    “Ferizaji është kampion i Kupës së Kosovës në Hendboll në konkurrencën e vajzave. Urime! Liga nuk i ndanë dot. Por në finalen e Kupës së Kosovës i ndau vetëm një gol, që në fund më shumë se fitoren i solli hendollisteve të Ferizajt trofeun e Kupës për herë të parë.”, ka shkruar ai.

    “Dy ekipet më të mira, përballë njëra-tjetrës, me lojë të bukur e rezultat final të ngushtë, neve si shikues na dhuruan emocione pa fund, e garës finalen që meritonte.”, ka shkruar mes të tjerash kryeministri.

    Ndër të tjera ai ka uruar edhe djemtë të Kastriotit.

    “Urime edhe djemve të Kastriotit që qytetin e Ferizajt e bënë kampion të dyfishtë në hendboll falë fitores së tyre kundër Besa Fagmas!”, ka shkruar Kurti.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!