×
  • Sport
  • Sport

    Futbollisti i Interit me simulimin më qesharak ndonjëherë, bëhet horë në rrjetet sociale

    Reporteri
    11 Korrik 2019 | 17:32

    Sulmuesi në pronësi të Interit, Gabigol rikthehet sërish në qendër të vëmendjes, as me supergol dhe as me ndonjë veprim spektakolar, por me një simulim qesharak.


    Në ndeshjen e Flamengos skuadër ku po aktivizohet momentalisht ndaj Santosit për kupë, sulmuesi brazilian është bërë viral në rrjet me një simulim qesharak.

    Gabriel Barbosa (Gabigol) ka vrapuar për t’i bërë presion portierit kundërshtar, i cili ka gjuatur topin që ka kapur këmbët e brazilianit. Për një moment ka kthyer sytë nga arbitri dhe më pas ka rënë në tokë duke simuluar, kur nuk mori atë që dëshironte.

    Ka qenë një skenë, që ka shkaktuar shumë të qeshura në rrjet dhe kjo video është bërë shumë shpejt virale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!