×
  • Sport
  • Sport

    Gol nga himalajet: Thyhet rekordi botëror i Guinness

    Reporteri
    22 Janar 2021 | 13:58

    Tom King ka shënuar një gol nga 96 metra dhe kështu ka thyer rekordin në Librin e Guinness


    Portieri i Newport Countyt ka shënuar gol nga porta e tij në ndeshjen kundër Cheltenham Town, në kuadër të Ligës së Dytë në Angli, shkruan Reporteri.net

    King realizoi saktësisht nga 96 metra distancë dhe kështu ka shkruar emrin e tij në Librin e Rekordeve, Guinness.

    Portieri është shfaqur shumë i lumtur me golin e shënuar dhe arrtijen e madhe që bëri duke u futur në Librin e Rekordeve.

    “Jam absolutisht i lumtur sepse nuk është diçka që vendosa ta bëj qëllimisht. Jam krenar dhe i sigurt që edhe familja ime do të ndihet krenare gjithashtu,” u shpreh portieri Tom King./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!