×
  • Sport
  • Sport

    “Huqja” e Depay para golit, disa të rinj tallen me fqinjët e tyre duke bërë “prank”

    Reporteri
    20 Qershor 2021 | 11:57

    Ndeshja mes Holandës dhe Austrisë në kuadër të Euro2020 e zhvilluar ditë më parë, përfondoi me fitore për këta të parët.


    Rezultati ishte 2:0, ndërsa njëri prej autorit të goalve, Mephis Depay, përveç golit të shënuar, pati disa raste para portierit kundërshtar.

    E lidhur me këtë, tanimë janë publikuar disa video të ndryshme rreth rasteve që i ka humbur lojtari më i ri i Barcelonës.

    Videoja e fundit është momenti kur Depay humbet një shans para golit dhe disa të rinj pretenduan se shansi i tij i humbur ishte gol, për të bërë shaka me fqinjët e tyre që ishin me vonesë gjatë kësaj ndeshje.

    Ndryshe, Holanda gjendet në vendin e parë me plotë 6 pikë të fituara.

    Ajo në Grupin C ka Ukrainën, Austrinë, dhe Maqedoninë Veriore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!