×
  • Sport
  • Sport

    Ismet Munishi për Maradonën: Sa te deshta unë idolli im tregon emri i birit tim

    Reporteri
    25 Nëntor 2020 | 21:34

    Diego Maradona u nda nga jeta sot në moshën 60 vjeçare pas një sulmi në zemër


    Bota e futbollit po e përkujton legjendën argjentinase që pikëlloi komunitetin sportiv sot jashtëzakonisht shumë, shkruan Reporteri.net

    Edhe trajner kosovar, Ismet Munishi ka reaguar për vdekjen e Maradonës.

    Kujtojmë që Munishi ia ka lënë emrin e legjendës djalit të tij.

    Ky është postimi i plotë që ka bërë Munishi:

    Lamtumirë Mbret ?
    Sa e dashte futbollin , tregon pasioni qe pate per lojen .
    Sa e dashte topin , tregon se ti nuk dite të jetosh pa topin e njerzit te keqperdoren .
    Sa te dashta unë idolli im të tregon emri i birit tim.
    Se kush ishe ti per popullin tend na tregon Argjentina keto dite kur të jep lamtumiren ty.
    Lamtumirë Diego Armando Maradona
    Lamtumire pjesa më e mirë e fëmirisë dhe rinisë sime.
    Lamtumirë më i madhi i më të mëdhnjeve i të gjitha kohërave . /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!