Kuka: Kemi mundur të kthehemi me dy medalje të arta, por rusët na vodhën

Kosova fitoi tri medalje në Lojërat Evropiane që u zhvilluan në Minsk të Bjellorusisë.


Nora Gjakova për pak nuk ia doli të fitojë medaljen e artë, pasi u mposht nga rusja, Daria Mezhetskaia, në finalen e kategorisë -57 kg.

Në një emision në ‘Klan Kosova’, trajneri Driton Kuka ka zbuluar se Nora Gjakovës i është vjedhur medalja e artë, pasi sipas tij luftën në finale e ka fituar kosovarja.

Gjyqtarët e kan favorizuar rusën duke mos ia numëruar një pikë xhudistës tonë.

Kjo ka ndodhur për shkak se rusët kanë ndikim të madh në federatën evropiane të xhudos, dhe dy medalje të arta për Kosovën do të ishin shumë.