×
  • Sport
  • Sport

    Lojtari i Kosovës befason të gjithë, lexon libër për UÇK-në teksa udhëton për Çeki

    Reporteri
    13 Nëntor 2019 | 14:45

    Lojtarët e Kombëtares së Kosovës kanë mbërritur në shtetin çek, ku do të përballen me përfaqësuesen e këtij shteti.


    E gjatë rrugës, një prej lojtarëve befasoi të gjithë duke publikuar foto nga aeroplani ku shihet teksa lexon një vepër për UÇK-në, shkruan Reporteri.net.

    Ka qenë Mërgim Vojvoda, mbrojtësi i krahut, që ka publikuar një foto të tillë ku shihet vepra dhe një pjesë e aeropolanit.

    Sidoqoftë, duhet theksuar se Vojvoda vjen nga qyteti i Skënderajt, ku ka qenë shtabi kryesor i UÇK-së.

    Ndryshe, Kosova ndeshet nesër me Çekinë, në një përballje jetike për rrugën në Evropian./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!