×
  • Sport
  • Sport

    Luhatjet në tabelë pas xhiros së 11’të në Superligën e Kosovës në futboll

    Reporteri
    24 Tetor 2021 | 16:07

    Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll. Sot dy ndeshjet që ishin në program përfunduan me rezultat të njëjtë, 2:0.

    Drenica mposhti Dukagjinin, kurse Ballkani fitoi ndaj kampiones në fuqi, Prishtinës.

    Pas 11 xhirove të zhvilluara, Ballkani prin në tabelë me 21 pikë, një më pak se Drenica e Gjilani. E katërta vjen Drita që ka 19 pikë.

    Këto katër ekipe janë më të shkëputura nga gjashtë skuadrat tjera, që kanë dallim mes vete vetëm tri pikë.

    Prishtina gjendet e pesta me 13 pikë, kurse pasojnë Malisheva e Llapi me 12 sosh.

    Tri skuadrat e fundit, Dukagjini, Ulpiana dhe Feronikeli kanë nga 10 pikë secila.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!