×
  • Sport
  • Sport / Titulli i La Ligas

    “Mbretërit” të pandalshëm drejt titullit

    Reporteri
    26 Prill 2024 | 23:11

    Një javë pas fitores së madhe ndaj rivales së përbetuar Barcelonës, Real Madridi ka vazhduar furishëm rrugën drejt titullit.

    Të premten mbrëma “Mbretërit” kanë mposhtur Real Sociatedin me rezultat minimal, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Golin e vetëm në këtë takim e ka realizuar anësori turk Arda Guler.

    21-vjeçari sapo është kthyer nga lëndimi dhe ka shkëlqyer.

    Me këtë fitore, Reali tubon 84 pikë në pozitën e parë, 14 pikë më shumë se Barcelona.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!