×
  • Sport
  • Sport

    Pamje: Ylli i Real Madridit luajti i lënduar dhe me dhimbje kundër Liverpoolit

    Reporteri
    15 Prill 2021 | 9:59

    Fede Valverde luajti me dhimbje për kauzën e Real Madridit për ta arritur gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.


    E dashura e tij, Min Bonino, publikoi pamje të gjendjes së tij rreth një orë para ndeshjes kthyese çerekfinale në Anfield.

    Real Madridi e siguroi një vend në gjysmëfinale të kësaj gare, megjithëse barazoi 0:0 në ndeshjen e kthimit çerekfinale në Anfield, pasi e kishte fituar 3:1 ndeshjen e parë në shtëpi.

    Ajo e publikoi një fotografi që e kishte bërë gjatë një telefonate me Valverden, ku shihet këmba e ënjtur e mesfushorit uruguaian para ndeshjes kundër Liverpoolit.

    “Kjo u bë këtë pasdite”, shkroi Bonino nën fotografinë e këmbës së Valverdes.

    “Nuk kam dashur të publikoj asgjë derisa të përfundonte ndeshja dhe e di se do të më kritikosh që e postova tani, por duhej ta bëja gjithsesi, sepse janë përpjekjet tuaja dhe askush nuk të fali asgjë”, shkroi ajo.

    “Ditë pas dite, ti e ke shtyrë veten deri në limit dhe sot e ke bërë më shumë se kurrë më parë. Jemi krenarë me ty”, shtoi ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!