×
  • Sport
  • Sport

    Ramos: “Shpresoj që Messi mos të jetë në ditën e tij në El Clasico”

    Reporteri
    29 Shkurt 2020 | 8:20

    Pavarësisht rivalitetit që kanë klubet mes vete, Sergio Ramos nuk ka ngurruar që të tregojë se ka respekt maksimal për Lionel Messin, të cilin e konsideron një ndër më të mirin në histori.


    Fituesi i gjashtë Topave të Artë është në formë në takimet e fundit dhe po kalon një tjetër sezon të mirë, ka shënuar 23 gola në 29 paraqitje, derisa ka dhuruar edhe 16 asiste.

    Të dielën, Madridi do të presë Barcelonën në ‘Santiago Bernabeu’, ndeshje që mund të vendosë shumë sa i përket titullit në Spanjë.

    Aktualisht, Barça ka dy pikë më shumë se Reali.

    “Kam respekt të madh për të”, tha Ramos për La Ligën. “Mendoj se ai është një ndër futbollistët më të mirë në histori dhe kam respekt të madh për të”.

    “Shpresoj që të dielën të mos jetë dita e tij, kjo do të thotë se ne do të bënim punën tonë dhe të marrim rezultatin më të mirë të mundshëm”.

    “Unë i uroj të gjitha të mirat si një profesionist, por vetëm për aq kohë sa nuk ndikon tek ne negativisht! Është e vështirë, por ai ka respektin tim maksimal, unë mendoj se ai është një nga më të mirët”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!