×
  • Sport
  • Sport

    Të gjithë na thonë se jemi ‘Brazili i Ballkanit’, por Bunjaki preferonte që Kosova të luante si kjo Kombëtare

    Reporteri
    09 Tetor 2019 | 23:49

    Albert Bunjaki dëshironte që Kosova të luante futboll të ngjashëm si Argjentina


    Kosova sot konsiderohet si ‘Brazil i Ballkanit’ për shkak të stilit të lojës shumë ofenzivë, por, trajneri i parë i Kosovës, Albert Bunjaki preferonte që skuadra e tij atë kohë të luante si Argjentina ose Kroacia, shkruan Reporteri.net

    “Duke parë zhvillimin e lojtarëve dhe potencialin që kem pas, prej përvojes time dhe prej asaj çka kam pa në terren, për mu diqysh në filozofinë time të lojës ka qenë gjithmonë një shembull i mirë në atë kohë Argjentina. Një kombinim në mes Argjentinës dhe futbollit kroat,” ka thënë Bunjaki në një intervistë ekskluzive për Reporterin.

    “Pse po e them këtë, ngase unë po mendoj që ky është identiteti që ne jemi mundu me ia dhënë lojës së Kosovës. Gjithmonë jam nis në parime që lojtarët të kenë shpejtësi të kenë teknikë dhe të kenë moshën. Këta kane qenë tre faktorët kryesore për seleksionimin e lojtarëve. Unë e kom pa herët që Kosova e ka një potencial të zhvillimit të lojës atraktive, e ka kreativitetin e ka shpejtesinë, moshën e mire edhe e ka potencialin,”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!