×
  • Sport
  • Sport

    Të martën shorti për 1/16 e finales së Kupës së Kosovës

    Reporteri
    05 Dhjetor 2020 | 18:50

    Të martën, më 8 dhjetor, në orën 13:00 në selinë e FFK-së do të bëhet tërheqja e shortit për rrethin e 1/16 së finales së Kupës së Kosovës.


    Në këtë rreth do të marrin pjesë 32 skuadra, ku do të përfshihen klubet e Superligës e Ligës së Parë, si dhe dy skuadrat që e kanë siguruar kalimin në këtë rreth nga tri fazat e para ku ishin të përfshira klubet e Ligës së Dytë dhe Ligës së Tretë.

    Në këtë short, skuadrat pjesmarrëse do të ndahen në dy vazo.

    10 ekipet e Superligës dhe nga 3 të parat e të dy grupeve të Ligës së Parë do jenë në vazon e parë dhe do i ikin përballjeve me njëra-tjetrën. (Pra nuk do ketë ndeshje mes skuadrave të së njejtës vazo)

    Dilemat e vetme kanë ngelur se kush do t’i bashkohet Ulpianës nga Grupi B me dy ndeshjet, Flamurtari – Dardana dhe Kika – Vitia që do jenë vendimtare për të plotësuar vazot.

    Vazo e parë:

    Ballkani, Drita, Prishtina, Gjilani, Feronikeli, Arbëria, Trepça ’89, Drenica, Llapi, Besa, Dukagjini, Malisheva, A&N, Ulpiana, Flamurtari ose Dardana dhe Vitia ose Kika

    Vazo e dytë:

    Istogu, Onix, Liria, Trepça, Drenasi, Vushtrria, Vëllaznimi, Ferizaj, 2 Korriku, Ramiz Sadiku, Vllaznia, KEK-u, Kosova e Prishtinës, Prizreni, Flamurtari ose Dardana dhe Vitia ose Kika.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!