×
  • Sport
  • Sport

    Telashe për Rashicën, në dilema për ndeshjen e ardhshme të Werderit

    Reporteri
    06 Qershor 2020 | 13:37

    Milot Rashica është në dyshim për ndeshjen e radhës të Werderit


    Werderi do të përballet me Wolfsburgun këtë të diel në kuadër të javës së 30-të në Bundesligë, shkruan Reporteri.net

    Për këtë takim nuk dihet nëse do të luajë Rashica, i cili në dy ndeshjet e fundit vuante nga një lëndim.

    Trajneri Florian Kohfeldt ka thënë se 23 vjeçari do të stërvitet sot me skuadrën, por ka refuzuar të jap një përgjigje përfundimtare rreth mundësive që ka ai për të luajtur kundër Wolfsburgut.

    “Rashica do të stërvitet sot. Por, nuk mund të jap një përgjigje definitive për të,” ka thënë Kohfeldt. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!