×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i Feronikelit: I uroj suksese Dritës, por më mirë të fitojë me djersë

    Reporteri
    24 Nëntor 2020 | 17:07

    Nuk ndalen akuzat për Dritën dhe referimin karshi saj në Superligën e Kosovës në futboll të organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës.


    Derbi ndërmjet Dritës dhe Feronikelit përfundoi baras, 1:1, në një ndeshje dramatike, ku pati edhe karton të kuq, gol të anuluar për pozitë jashtë loje, në disfavor të Feronikelit që po avanconte 0:1.

    Madje, trajneri i këtij ekipi, Klodian Duro, ka thënë pas ndeshjes se ekipit të tij i është mohuar edhe një penallti, duke e thumbuar Dritën, për të cilën tha se do të ishte mirë të fitonte pikë me djersë, raporton Gazeta Express. .

    “I gjithë grupi është i bashkuar dhe më vjen keq për ta, sepse kanë merituar tre pikët e plota. Na mungon një penallti dhe një pozitë jashtë lojë në pjesën e dytë, prandaj e kemi merituar të fitojmë ndeshjen. I uroj suksese Dritës, por më mirë është të fitojë me djersë”, përfundoi Duro

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!