×
  • Sport
  • Sport

    Rrëfimi i trishtë i Vanessa Bryant: Vdekjen e Kobe dhe vajzës e mora vesh në rrjetet sociale

    Reporteri
    25 Tetor 2021 | 11:25

    Lajmi i vdekjes së Kobe Bryant bashkë me vajzën e tij, Gianna, pas një aksidenti tragjik, tronditi mbarë botën.

    Së fundmi e veja e basketbollistit, Vanessa Bryant, ka treguar për herë të parë se këtë lajm ajo e mori vesh nëpërmjet rrjeteve sociale, nga lajmërimet “RIP Kobe” që i kanë mbërritur në telefon.

    “Unë po e mbaja telefonin sepse po tentoja të kontaktoja me bashkëshortin tim dhe të gjitha ato mesazhe filluan të vinin në telefon duke thënë ‘pusho i qetë Kobe’. Jeta ime kurrë nuk do të jetë e njëjtë pa burrin dhe vajzën time”, tha ajo.

    Sipas dëshmisë, Vanessa u përpoq që atë ditë të shkonte në vendin ku kishte ndodhur përplasja, por nuk ishte lejuar pasi kushtet e motit ishte shumë të përkeqësuara.

    Më herët ajo ka dhënë një intervistë për “People”, ku ka rrëfyer përjetimet e saj pas ngjarjes që tronditi jetën e saj.

    “Kjo dhimbje është e paimagjinueshme, por duhet thjesht të ngrihesh dhe të vazhdosh përpara. Të shtrihem në krevat dhe të qaj nuk do të ndryshoj faktin që familja ime nuk do të jetë më kurrë e njëjtë. Por të ngrihem nga krevati dhe të vazhdoj përpara do e bëj ditën më të mirë për mua dhe vajzat e mia. Kështu që kjo është ajo që bëj”, ka thënë Vanessa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!