×
  • Sport
  • Sport

    ZYRTARE: Manuel Neuer zgjidhet portieri më i mirë në Ligën e Kampionëve

    Reporteri
    01 Tetor 2020 | 17:24

    Manuel Neuer e ka fituar çmimin e portierit më të mirë në Ligën e Kampionëve për sezonin e kaluar.


    Portieri gjerman ishte njëri nga më meritorët për triumfin e Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve, shkruan Reporteri.net

    Neuer bëri pritje të mëdha në finalen kundër PSG-së, të cilën bavarezët e fituan me rezultat minimal 1-0, me golin e vetëm që e kishte shënuar Kingsley Coman.

    Ndryshe, dje gjermani fitoi edhe Superkupën e Gjermanisë me Bayern Munchen. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!