Shpërthimi i një bombe, gjatë një aksioni policor anti-drogë, në fshatin Zhur të Prizrenit, i morri jetën policit Sami Thaqi nga Malisheva.
Polici malishevas ka lënë pas vetës tre fëmijë.
Ai, në rajonin prej nga vinte, njihej si nder ish-pjesëtarët e parë të UÇK-së, shkruan Reporteri.net.
Sami Thaqi kishte qenë vetëm 16 vjeç, kur ishte bërë pjesë e grupeve çlirimtare, që morën rrugë për në Shqipëri, për tu armatosur për të luftuar kundër pushtetit serb të Millosheviqit.
Vdekjen e tij, mbrëmë, e kanë konfirmuar autoritetet e sigurisë në vend, sikurse edhe kolegë dhe familjar të Thaqit.
Përveç Sami Thaqit, në operacionin anti-drogë në Zhur të Prizrenit, nga shpërthimi i një bombe, mbeten të plagosur edhe dy pjesëtarë tjerë të Policisë së Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Varrimi i tij është njoftuar të ndodhë, po sot. /Reporteri.net/.