Kandidati i PDK-së për deputet, Menduh Abazi ka reaguar pas publikimit të një sondazhi nga “Rrinvest” të cilin e kishte lënë në gjysmë Armend Muja, pasi që iu bashkua Vetëvendosjes dhe e nisi garën për deputet në këtë parti.
Sondazhi në fjalë e nxjerr fituese të zgjedhjeve të 14 shkurtit, Vetëvendosjen me54.1 për qind.
“E kam nijet nesër me mengjes me përgatitë një sondazh ama ende nuk po e di sa % me vendos PDK-në e sa partitë tjera? Nuk po e di jam në dilemë!? Shumë bre jena hajgaregji me këtë sondazh, qohet Armend Muja e bën sondazh për vete, e pyet vetën se kush do të fitoj dhe publikon rezultatin, e në fund mundohet me e bind opinionin! Po më quditë fakti se qysh si ka dalë 89%. Ky sondazh i bër nga Armendi për Armendat e tjerë njëmend është lajm se paskan rënie mbi 40%. Zoti ju ruajtë!”, ka shkruar ai në Facebook.
Abazi ka thënë se fituese e këtyre zgjedhjeve do të jetë PDK-ja.
“Ne përqindjen nuk e dijmë, mirëpo se jemi fitues, po e kuptojmë çdo ditë e më shumë:, ka shtuar ai.