Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, e sheh të qëlluar peticionin për faljen e dënimeve me gjobë të shqiptuara gjatë pandemisë, të iniciuar nga PSD.
Ismaili e ka konfirmuar nënshkrimin nëpërmjet një postimit në rrjetin social Facebook.
Postimi i Besa Ismailit:
Qeveria ka mbyllur çdo rrugë për qytetarin për të kërkuar ndihmë!
Vaksina jo!
Shtesa jo!
Dënime po.
Prandaj, sot unë dhashë nënshkrimin për faljen e dënimeve me gjobë në pandemi, të inicuar nga PSD.