Nëntë deputetë të Listës Serbe janë regjistruar sot si deputetë të rinj në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ata kanë dhënë betimin e tyre sipas Kushtetutës së Kosovës duke zëvendësuar kështu kolegët e tyre të Listës Serbe të cilët në fillim të muajit kishin dorëzuar mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës, në vargun e dorëheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës.
Por, menjëherë pas betimit, të njëjtit janë larguar nga seanca e Kuvendit, e cila sapo ka nisur.
Kujtojmë se presidentja Osmani ka shpallur 18 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri. /Reporteri.net