×
  • Lajme
  • Botë

    Babai hero nga Zelanda: U hodh mbi breshërinë e plumbave vetëm për ta shpëtuar djalin 2-vjeçar

    Reporteri
    17 Mars 2019 | 15:28

    Thonë se dashuria e prindit ndaj fëmijës së tij nuk njeh kufi. Këtë e vërteton më së miri edhe kjo histori e dhimbshme që doli nga tragjedia në Zelandë të Re.


    Një fëmijë dy vjeçar i shpëtoi sulmit terrorist në Zelandë të Re, pasi babai i tij u hodh mbi të dhe e mbrojti nga breshëria e plumbave që sulmuesi po hidhte drejt tyre, transmeton Reporteri.net

    Zulfirman Syah ishte në Qendrën Islamike Linwood së bashku me djalin e tij Averroes për lutjet e së premtes kur supermacisti i bardhë Brenton Tarrant filloi të hapte zjarr.

    Shtatë vetë u vranë në Qendrën Islamike Linwood nga sulmuesi Tarrant pasi ai vrau 42 persona të tjerë në xhaminë e afërt Al Nur.

    Babai trim Zulfirman u qëllua disa herë, por e mbrojti mjaftueshëm djalin e tij, ndërkohë që të tjerët po tentonin të kërkonin ndihmë.

    Në pamjet e publikuara pas sulmit, shihet dy-vjeçari Averroes duke qëndruar mbi trupin e plagosur të babait të tij. Averroes u godit në këmbë por pësoi vetëm plagë të lehta, ndërsa babai u desh të hynte në operim urgjent. Gruaja e Zulfirman, Alta Marie tha për “The Sunday Times” se fatmirësisht burri i saj ëshë duke u shëruar.

    Alta, e cila është një mësuese e gjuhës angleze, po gatuante e në kuzhinë në shtëpinë e tyre të re, kur ajo mori një telefonatë nga i shoqi, i cili e njoftoi atë për atë që kishte ndodhur./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!