×
  • Lajme
  • Botë

    Brazili në ditën e dytë me rekord të vdekurish, në 24 orë 1900 humbje të jetëve nga Corona

    Reporteri
    04 Mars 2021 | 13:54
    epaselect epa08499083 Indigenous of the ethnic group Marubo await assistance in Atalia do Norte, Brazil, 20 June 2020. The mission of the Armed Forces is located in the indigenous villages of Vale do Javari with the mission of assisting in a health post for indigenous and residents to identify who is positive for the coronavirus test. EPA-EFE/Joedson Alves

    Për të dytën ditë me radhë, Brazili regjistroi një numër rekord të vdekjeve nga koronavirusi.


    Sipas mediave të huaja, 1,910 njerëz vdiqën gjatë 24 orëve të fundit.

    Kjo e detyroi shtetin e Sao Paulos të vendosë kufizime të rrepta, kështu që nga e shtuna, baret dhe restorantet do të punojnë vetëm me shërbimin “merre me vete”, derisa qendrat tregtare dhe kompanitë që nuk ofrojnë shërbime thelbësore do të mbyllen, raporton Reuters, transmeton në shqip Reporteri.net.

    Gjatë një viti, numri i viktimave të koronavirusit në Brazil është pothuajse 260,000 derisa ky shtet zë vendin e dytë për nga numri i vdekjeve, pas Shteteve të Bashkuara.

    Frika nga një valë e re e epidemisë është ushqyer gjithashtu nga një variant i brendshëm i virusit, i quajtur P1, dhe Brazili ka hyrë në pjesën më vdekjeprurëse të pandemisë.

    Futja e kufizimeve të reja në Sao Paulo ka zemëruar Presidentin Jair Bolsonaro, i cili kundërshton bllokimin dhe ka deklaruar që nga fillimi i pandemisë se virusi korona nuk paraqet një rrezik të madh. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!