×
  • Lajme
  • Botë

    Gjysma e popullsisë së Suedisë mund të infektohet me Coronavirus gjatë prillit

    Reporteri
    02 Prill 2020 | 23:24

    Gjysma e popullsisë së Suedisë mund të infektohet me koronavirus deri në fund të muajit, ka paralajmëruar një statistikan.


    Tom Britton, një profesor i matematikës nga Universiteti i Stokholmit, tha se është e mundur që deri në një milion njerëz tashmë janë të infektuar nga virusi – megjithëse vendi ka konfirmuar vetëm 5.466 raste, raporton Daily Mail, transmeton lajmi.net.

    Nga rezultatet e nxjerra nga modelet matematikore, ai beson se numri i infeksioneve të reja ditore do të arrijë deri në 5 milionë njerëz të infektuar në fund të muajit prill.

    Suedia iu ka rezistuar deri tani thirrjeve për të nisur izolimin mbarëkombëtar, sikurse kanë bërë vendet e tjera evropiane, duke vazhduar veprimtarinë ekonomike e shoqërore në përgjithësi.

    Britton i tha Radio Suedisë se është shumë herët për të treguar se çfarë efekti, nëse ka, këto masa kanë pasur në përhapjen e virusit – sepse të dhënat e vetme të besueshme që ai ka janë shifrat e vdekjes.

    Të tjerët kanë këmbëngulur që qeveria duhet të veprojë më shpejt dhe të shkojë më tej për të parandaluar skena të ngjashme me Italinë dhe Spanjën – ku dhjetëra mijëra kanë vdekur.

    Javën e kaluar, një peticion i nënshkruar nga 2,000 mjekë, shkencëtarë dhe profesorë u dorëzua në qeveri duke kërkuar masa më të rrepta për t’u zbatuar.

    Midis nënshkruesve ishte Profesori Carl-Henrik Heldin, kryetari i Fondacionit Nobel

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!