×
  • Lajme
  • Botë

    Hakerët rusë vjedhin 100 milionë dollarë nga bankat

    Reporteri
    06 Dhjetor 2019 | 21:02

    Hakerët e grupit rus Evil Corp kanë vjedhur më shumë se 100 milionë dollarë nga bankat me programin e tyre Dridex.


    Në një njoftim për shtyp, Departamenti i Thesarit të SHBA-së njoftoi se hakerët ishin në gjendje të hynin në të dhënat e tyre në rreth 300 banka në mbi 40 vende, transmeton Telegrafi.

    Dy hakerët nga ky grup u arrestuan dhe një shpërblim prej 5 milionë dollarësh u ofrua për kreun e grupit të identifikuar nga Ministria e Financave si Maksim Yakubets.

    Ai thuhet se ka punuar për inteligjencën ruse dhe në kontakt me qeverinë.

    Hetimet janë duke u kryer në lidhje me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar, pasi shumica e synimeve të hakerëve janë vendosur atje.

    Agjensia Kombëtare e Krimit në Mbretërinë e Bashkuar e quajti Evil Corp “grupi më i rrezikshëm i krimit kibernetik në botë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!