Gazetari i televizionit publik, Besar Galica, ka publikuar një dëshmi të matjes së internetit të operatorit IPKO përmes platformës “Speedtest”, duke u ankuar kështu për rrjetin e dobët të kësaj platforme, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Sipas fotografisë që e ka publikuar Galica në facebook, shpejtësia e internetit i arrin vetëm në 1.28Mbps, nga 200Mpbs sa do të duhej t’i shkonte shpejtësia sipas kontratës me kabllorin.
Gazetari thotë se është ankuar tek IPKO që mbi 2 muaj për këtë gjë, por nuk i ka shkuar asnjë ekip për t’ia sanuar problemin.
“Operatori IPKO vazhdon me neglizhencën më të madhe ndaj klientit. I ka mbi dy muaj që e kam raportu problemin me internet që e kam në shtëpi, si shkëputje nga rrjeti, internet i dobët (shih në foto) jo sipas kontratës dhe e njëjta kompani nuk e merr mundin për mbi dy muaj ta dërgoj një ekip për ta sanuar problemin”, shkruan Galica në facebook.
“Pagesën për këtë kabllor çdo muaj e paguaj nga 23 euro, dhe shërbim si mos më keq!”, përfundon ai. /Reporteri.net/.