×
  • Lajme
  • Botë

    Holanda pezullon përdorimin e vaksinës AstraZeneca për personat nën 60 vjeç

    Reporteri
    03 Prill 2021 | 9:54

    Holanda ka pezulluar përkohësisht përdorimin e vaksinës anti-Covid të AstraZeneca, për personat nën moshën 60-vjeçare.


    Në një njoftim të lëshuar mbrëmë, ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka vepruar në raportet e reja, ku u raportua se pesë gra në këtë vend pësuan mpiksje të gjakut pas marrjes së vaksinës nga AstraZeneca.

    Të gjitha rezervimet për marrje të vaksinës anti-Covid nga AstraZeneca për personat nën moshën 60-vjeçare, janë anuluar deri në një vendim tjetër.

    Autoritetet holandeze kanë bërë të ditur se do të rishikojnë vendimin gjatë javës së ardhshme, duke premtuar se do të marrin informacione shtesë nga Agjencia Evropian e Barnave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!