×
  • Lajme
  • Botë

    Irani liron përkohësisht 85,000 të burgosur për shkak të koronavirusit

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 13:15

    Numri i të burgosurve të liruar përkohësisht në Iran – vendin që po lufton me një shpërthim të madh të koronavirusit – ka arritur në 85,000, tha zëdhënësi i gjyqësorit.


    “Deri më tash janë liruar 85,000 të burgosur. Edhe në burgje kemi marrë masa paraprake për të përballuar shpërthimin”, tha Gholamhossein Esmaili për agjencinë e lajmeve Reuters.

    Në mesin e të liruarve ka edhe të burgosur politikë.

    Esmaili nuk tha se kur do të rikthehen në burg të liruarit.

    Irani ka raportuar për 135 persona të vdekur nga koronavirusi gjatë ditës së kaluar.

    Në total, 988 pacientë kanë vdekur dhe gati 15,000 të tjerë janë të infektuar.

    Irani ka numrin më të madh të rasteve pas Kinës dhe Italisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!