×
  • Lajme
  • Botë

    Irani me sistem të ri të mbrojtjes ndaj raketave

    Reporteri
    22 Gusht 2019 | 23:27

    Presidenti iranian Hassan Rouhani, ka futur një sistem të mbrojtjes ajrore të ndërtuar lokalisht në rrjetin e mbrojtjes raketore të vendit në një ceremoni zbulimi në kryeqytet, Teheran.


    Shfaqja e sistemit të ri, Bavar-373, erdhi mes tensioneve të ngritura me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat vitin e kaluar u tërhoqën në mënyrë të njëanshme nga një marrëveshje bërthamore shumëkombëshe e nënshkruar midis fuqive botërore dhe Iranit dhe vendosi sanksione ndaj tij.

    Zyrtarët iranianë e kanë quajtur më parë Bavar, që do të thotë “beso” në Farsi, sistemi i parë i prodhuar brenda vendit me raketa me rreze të gjatë veprimi.

    Irani filloi prodhimin pasi blerja e sistemit S-300 të Rusisë u pezullua në vitin 2010 për shkak të sanksioneve ndërkombëtare që e kanë ndaluar atë të importojë shumë armë.

    Duke folur në këtë ceremoni, Rouhani tha se sistemi i lëvizshëm nga sipërfaqja në ajër ishte “më i mirë se S-300 dhe afër më i përparuar se S-400”.

    Me një gamë veprimi prej më shumë se 200 km, agjencia zyrtare e Iranit e lajmeve IRNA tha se sistemi i raketave me rreze të gjata është i përshtatshëm për gjeografinë e vendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!