×
  • Lajme
  • Botë

    Jep dorëheqje Sekretarja kontradiktore e Trumpit

    Reporteri
    08 Prill 2019 | 8:41

    Sekretarja amerikane i Sigurisë Kombëtare Kirstjen Nielsen, e cila zbatoi disa nga politikat kontradiktore të Presidentit Donald Trump lidhur me kufijtë, ka dhënë dorëheqjen.


    Nielsen e quajti “nder jetësor” mundësinë për të punuar në këtë departament.

    Presidenti Trump shkroi që ajo do të zëvendësohet përkohësisht nga Komisioneri i Doganave dhe Mbrojtjes së Kufijve, Kevin McAleenan.

    Nielsen ishte përgjegjëse për zbatimin e politikës së propozuar për murin kufitar dhe ndarjen e familjeve migrante.

    Ajo nuk dha asnjë arsye për largimin e saj në letrën e dorëheqjes, megjithatë ajo tha se kjo ishte “koha e duhur për t’u larguar” dhe tha se SHBA-ja është më e sigurt se sa kur ishte bërë pjesë e administratës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!