×
  • Lajme
  • Botë

    Këto janë profesionet më të kërkuara në Gjermani

    Reporteri
    12 Qershor 2019 | 20:19

    Mjekësia dhe stomatologjia -Janë profesione shumë të rëndësishme përsa i përket fushës së shëndetësisë. Në Gjermani , një mjek ose stomatolog paguhet më shumë sesa profesionet e tjera.


    Avokatia – Ekzistojnë kritere të larta dhe fakti që kurset janë shumë sfiduese dhe me disiplinë të rreptë i bën ato aq të vlefshme dhe të pagura.

    Inxhinieria industriale– Është sektor i cili merret me projektimin, zbatimin dhe menaxhimin e sistemeve mekanike dhe industriale. Të gjitha kompanitë kërkojnë që në stafin e tyre të kenë një profil të tillë.

    Matematika dhe Shkencat Kompjuterike– Janë më të parapëlqyerat nga kompanitë bankare dhe ato të auditit në Gjermani.

    Numri i kompanive të cilat ofrojnë shërbimeve IT dhe Web sa vjen e po shtohet, transmeton oranews.

    Domosdoshmëria për profile të tilla i kanë bërë këto profesione ndër më të paguarat.

    Administrim Biznesi dhe Financa – Kompanitë dhe organizatat, publike apo private, kanë të punësuar persona me profil ekonomik të cilat mbulojnë sferën e menaxhimit, marketingut si dhe bilancet financiare.

    Arkitektura- Shumica e arkitektëve gjermanë ndërtojnë, në: Austri, Zvicër ose në Francë. Por gjithashtu shërbimet e tyre po përhapen në Rusi dhe në botën arabe.

    Psikologjia – Psikologu në vendet perëndimore është kulturë dhe jo tabu, çdo institucion ka psikologë në strukturën e vet. Sot në tregun e punës ka mungesa dhe universitetet kanë filluar të aplikojnë disa politika favorizuese për të tërhequr studentët në fushën e psikologjisë.

    Gjermania ofron mundësi për të gjitha profesionet, qofshin këto të profilit shoqëror apo shkencor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!