×
  • Lajme
  • Botë

    Mbi 1.6 milionë njerëz të të prekur me Coronavirus në mbarë botën

    Reporteri
    10 Prill 2020 | 9:37

    1,602,885 njerëz në mbarë botën janë të infektuar me koronavirus aktualisht.


    Shifra është publikuar në faqen e Universitetit John Hopkins, njofton Klan Kosova.Numri total i të vdekurve është 95,735 me Italinë që prin me 18,279 vdekje.

    Pas saj është Spanja me 15,447,Franca me 12,210, Mbretëria e Bashkuar me 7,978, New York me 5,150 dhe Irani me 4,110.

    Vatra nga ku u përhap sëmundja, Hubei në Kinë, ka 3,216 vdekje, por në anën tjetër prin me numrin e të shëruarve me 77,758.

    Pas Kinës është Gjermania me një numër të të shëruarve prej 52,407.

    Numri i total i atyre që arritën ta fitojnë betejën me koronavirusin është 355,079.Kosova momentalisht ka 227 raste të identifikuara, 38 të shëruar dhe shtatë të vdekur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!