Mediat kineze: Koronavirusi e ka origjinën në Itali, jo në Wuhan

In this March 2, 2020 photo released by Xinhua News Agency, renowned Chinese respiratory specialist Zhong Nanshan attends an oath-taking ceremony via video connections for two new probationary Communist Party members in Wuhan to take the oath of joining the Communist Party of China, in Guangzhou, southern China's Guangdong Province. As the rest of the world grapples with a burgeoning virus outbreak, China's ruling Communist Party has turned to its propaganda playbook to portray its leader as firmly in charge, leading an army of health workers in a "people's war" against the disease. (Deng HuaXinhua via AP)

Pandemia e koronavirusit e pati origjinën në Kinë, duke nisur nga fundi i dhjetorit. Ky është deri tani versioni zyrtar por që është kundërshtuar nga disa media kineze.


Ato i referohen deklaratës së një mjeku Milano i cili ka thënë se doktorët italianë “panë disa raste shumë të çuditshme pandemie” në fillim të nëntorit të vitit të kaluar.

Kaq është dashur që mediat shtetërore kineze si “The Global Times” dhe “CCTV” të lidhin origjinën e virusit me italinë dhe jo me Wuhanin.

Giuseppe Remuzzi, drejtori i institutit “Mario Negri” për kërkim farmaceutik i ka bërë këto deklarata për NPR.

“Doktorët mbajnë mend se kanë parë disa pneumoni shumë të çuditshme, shumë të rënda, sidomos te të moshuarit, në muajin dhjetor, madje edhe në nëntor. Kjo do të thotë se virusi po qarkullonte në Lombardi përpara se ne të mësonim për shpërthimin e tij në Kinë”, tha ai.

“Global Times” raportoi se “virusi mund të ketë qenë duke u përhapur në Itali përpara se të shpërthente në Kinë”. Megjithatë në një intervistë tjetër për kinezen “DeepTech”, profesori sqaroi se thelbi i deklaratave të tij ishte fakti se sa shumë ishte përhapur virusi përpara se të zbulohej, jo se nga erdhi.