×
  • Lajme
  • Botë

    Meksika shënon rekord të viktimave nga coronavirusi për 24 orë

    Reporteri
    27 Maj 2020 | 9:04

    Gjatë 24 orëve të kaluara, Meksika i ka regjistruar 501 të vdekur nga koronavirusi. Kjo ishte shifra më e lartë ditore e viktimave që nga fillimi i përhapjes së sëmundjes.


    Autoritetet shëndetësore njoftuan se numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 8,134, ndërsa shifra e të infektuarve në 74,560, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

    Më parë është raportuar se pandemia mund ta shkaktojë humbjen e një milion vendeve të punës në shtetin e dytë me popullsinë më të madhe në Amerikën Veriore pas Shteteve të Bashkuara.

    Pavarësisht rasteve të reja, ky shtet, që është në mesin e dhjetë vendeve më të vizituara nga turistët në botë, ka paralajmëruar se do t’i rihapë dyert për vizitorët e huaj nga qershori.

    Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, disa ditë më parë bëri thirrje që të largohen masat kufizuese në komunat që nuk kanë shënuar asnjë rast të koronavirusit, por një kërkesë e tillë është kundërshtuar nga autoritetet lokale, duke paralajmëruar se pandemia është ende larg fundit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!