×
  • Lajme
  • Botë

    Mësohet arsyeja e rrëzimit të aeroplanit në Maqedoni, ku humbi jetën një familje

    Reporteri
    03 Prill 2019 | 9:10

    Një aeroplan është rrëzuar dje në Maqedoninë e Veriut, nga ky mbetën të vdekur katër persona.


    Aeroplani CESNA u rrëzua të martën në pikën malore “Sollunska Gllav”, prej të cilit nuk shpëtoi asnjë pasagjer.

    Ndërkaq mediat në Maqedoninë Veriore raportojnë se arsyet që mendohen të kenë shkaktuar aksidentin janë turbulencat e forta.

    Megjithatë, këto janë konkluzione fillestare, dhe akoma nuk ka dalë raporti final se si ndodhi rrëzimi, që çoi në vdekjen e një familjeje bullgare prej katër anëtarësh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!