×
  • Lajme
  • Botë

    Migrantët bien në shpellën e thellë 12 metra duke ikur nga policia e Bosnjës

    Reporteri
    11 Maj 2020 | 16:05

    Gjatë natës së kaluar, Shërbimi i Shpëtimit Malor në Bihaq organizoi një aksion për të shpëtuar migrantët e paligjshëm që ranë në një shpellë në malin Pleshevica.


    Nga gjithsej 12 migrantë, 11 prej tyre kishin rënë në shpellë ndërsa ishin fshehur nga patrulla e policisë.

    Të gjitha ata janë nxjerrë nga shpella e thellë 12 metra, njofton Shërbimi i Shpëtimit Malor në Bihaq të Bosnjës, transmeton kp.

    Duke marrë parasysh që të gjithë kishin lëndime trupore dhe se kishte një numër të madh të lënduarve, në vendin e ngjarjes u thirrën një ambulancë dhe një ekip i IOM, i cili gjithashtu riparoi dëmtimet e tyre dhe i transportoi në spital për trajtim të mëtutjeshëm.

    Nuk janë dhënë më tepër detaje në lidhje me rastin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!